Sport
Agjenti do të udhëtojë drejt Anglisë për të finalizuar transferimin e Mac Allister te Liverpooli
Demokracia
13:25 | 03 Qershor 2023

Share:

Alexis Mac Allister është gjithnjë e më afër transferimit te Liverpooli.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se babai dhe agjenti i argjentinasit do të udhëtojë drejt Anglisë në orët e ardhshme për të diskutuar rreth kësaj lëvizje.

Liverpooli thuhet se dëshiron që të plotësojë detajet përfundimtare mbi marrëveshjen e kushteve personale.

Marrëveshja mes palëve pritet që të kryhet javën e ardhshëm, pasi babai Mac Allister do të jetë në Angli për të punuar në këtë.

Kujtojmë se 24-vjeçari me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Ai në treg vlerësohet me 42 milionë euro.

Alexis Mac Allister regjistroi 40 paraqitje në sezonin e fundit me “Pulëbardhat”, shënoi 12 gola dhe kontribuoi me 2 asistime.

Të ngjashme