Lajme
“Agjent i Serbisë”, Sadri Ramabaja braktis edhe një studio televizive, del duke akuzuar
Demokracia
19:02 | 19 Shtator 2023

Share:

Sadri Ramabaja, analisti i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë edhe një dalje të stilit të tij nga studiot televizive.

Nëpërmjet një video-lidhje në mediumin shqiptar ‘Euronews Albania’, Ramabaja s’e çon deri në fund debatin dhe largohet duke e akuzuar për “agjent të Serbisë” analistin tjetër, Fatmir Shehollin.

Ky nuk është veprimi i vetëm i pa hijshëm i Ramabajës nëpër paraqitje televizive. Ai kishte lëshuar studion e ‘Pressing’ në T7 pas ballafaqimit me gazetarin Parim Olluri, me gjuhë fyese.

Momenti kur Ramabaja lëshon studion në Euronews (minuta 09:45):

Të ngjashme