Auto&Tech
Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) do të dërgojë një anije kozmike në Afërditë
Demokracia
17:20 | 11 Qershor 2021

Share:

Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) do të dërgojë anijen kozmike Envision në Venus. Envision, i cili pritet të kushtojë rreth 550 milion euro, do të rrotullohet rreth planetit për të studiuar gjeologjinë e tij. Agjensia ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi enigmën pse Venusi dhe Toka, dikur konsideruar binjake, evoluan kaq ndryshe.

Vlerësohet se në një moment Venusi përjetoi një “efekt serrë” të pakontrollueshëm që çoi në një ndryshim dramatik të klimës, i cili e bëri atë një “ferr” të pabanueshëm me temperatura deri në 450 gradë Celsius që shkrijnë edhe metalet.

Envision, i cili do të ketë radarë të përparuar, spektrometra dhe instrumente të tjerë shkencorë, do të hulumtojë nëse ky planet mbetet gjeologjikisht aktiv si dhe nëse dikur kishte një oqean apo forma të jetës. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024