Lajme
AGJENDA| Të dielën betohet presidenti i ri, Bajram Begaj
Demokracia
15:54 | 23 Korrik 2022

Share:

Nesër pritet të zhvillohet ceremonia e betimit të presidentit të ri Bajram Begaj në Parlament.

Më pas do të zhvillohet edhe një ceremoni në Presidencë, për marrjen e detyrës së re nga Begaj.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Detaje nga agjenda:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Të ngjashme