Sport
Agjenda e Kombëtares së Kosovës për ditën e sotme
Demokracia
09:26 | 30 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmë ka aterruar në Sevilla të Spanjës dhe është akomoduar në hotel “Melia” për t’u bërë gati për ndeshjen që e zhvillon nesër ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Agjenda e Kombëtares së Kosovës për ditën e sotme përbëhet me konferencë për media e cila nis ora 17:30.

Më pas, “Dardanët” në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Estadio La Cartuja de Sevilla”, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës.

Një lajm i mirë është se ekipit të Kosovës tashmë i janë bashkuar edhe Ibrahim Dreseviç e Valon Berisha që munguan në sfidën ndaj Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme