Lajme
Agjencia e Privatizimit i qet në shitje pronat në Mitrovicën Veriore
Demokracia
13:31 | 14 Tetor 2022

Share:

Albin Kurti para se të vinte në pushtet kishte premtuar shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Por, kur erdhi në pushtet, ai e ndërroi vetëm përbërjen e Bordit të kësaj agjencie dhe vazhdoi shitjen e aseteve.

Kjo agjenci së fundmi i ka hedhur në shitje edhe këto asete në Mitrovicën Veriore.

Sipas një njoftimi në webfaqen e ATK bëhet e ditur se këto asete do të privatizohen: 

Njësia nr.01-Lux Lokali Kozmetika në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 22.87m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 30m². Lokali gjendet në rrugën “Llola Ribar” në Mitrovicën Veriore. Prona është aktualisht në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.02-Lux Lokali Nash Dom I në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 76m², e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m². Lokali gjendet në rrugën “Llola Ribar” në Mitrovicën Veriore. Prona është aktualisht në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.03-Lux Lokali Nash Dom II në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 21.26m², e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 26m². Lokali gjendet në rrugën “Llola Ribar” në Mitrovicën Veriore. Prona është aktualisht në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.04-Lux Lokali Pozamanterija në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 14.82m², e përcaktuar sipas matjeve në terren, ku hyjnë lokali dhe bodrumi ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 20m². Lokali gjendet në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicën Veriore. Prona është aktualisht në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.05-Lux Lokali Treshnja në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 25.99m² sipas matjeve në terren, pa pjesën e shtuar, ndërsa me pjesën e shtuar ka sipërfaqe prej 27.70m², ndërsa sipas Listës së aseteve lokali paraqitet me sipërfaqe prej 26m². Lokali është një kioskë e vendosur në Rr. “Vlado Qetkovic”, rrugë kjo mjaft e frekuentuar afër Spitalit të Përgjithshëm. Prona është aktualisht në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.06- IMB Lokali 33 në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 71.42m² sipas Vendimit komunal Nr.351/104 data 10.09.1978, me të cilin është lejuar ndërtimi i lokalit të përkohshëm, në listën e aseteve paraqitet me sipërfaqe 67m², ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 58.5m². Lokali gjendet në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi -709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.07-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK regj.nr. 80038216

Njësia nr.08-Lux Vetëshërbimi Tunel në Tunelin e Parë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi – 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK Numri i regjistrimit 80038216

Njësia nr.09-Çyçavica Lokali Lasta në Prelluzhë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 63m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 66m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Shtëpisë së Kulturës, komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica” Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.10-Çyçavica Lokali Sitnica në Prelluzhë – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 64m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Zyrës së Komuniteteve, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.11-IMB Lokali 28 në Mitrovicën Veriore – Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 25.50m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve ka sipërfaqe prej 65m². Lokali gjendet në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën Veriore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

 

Të ngjashme