Sport
Agim Zeka i lumtur me ekipin e ri, flet për herë të parë si futbollist i Austria Vienna
Demokracia
15:22 | 18 Shkurt 2021

Share:

Mesfushori kosovar, Agim Zeka ka bërë një transfero të bujshëm këtë afat kalimtar duke iu bashkuar skuadrës austriake, Austria Vienna, shkruan Demokracia.com.

Ai sot ka dhënë një intervistë për mediat austriake ku edhe ka folur për pritshmëritë që i ka.

“Vendi im i lindjes ishte në luftë kur familja ime vendosi të shkojë në Gjermani. Familja mësoi gjermanisht por unë nuk flas mirë, por gjithsesi komunikoi në gjermanisht me shokët e mi të skuadrës në Austri. Për më tepër e dashura ime është nga Gjermania. Unë e kuptoj shumë, por është vështirë për mua të flas”, ka thënë Zeka

Ish-lojtari i Prishtinës, shprehet shumë i lumtur për transferimin në Austri.

“Isha shumë i lumtur kur erdha në Austri. Dhe u habita shumë nga mikpritja fantastike, sikur të isha pjesë e familjes për një kohë të gjatë. Isha shumë i lumtur me debutimin, por në të njëjtën kohë ishte i kënaqur edhe me pikët e fituara”, ka përfunduar Agim Zeka. /Demokracia.com

Të ngjashme