Kryeministri i Kosovës po tregohet tejet i butë me Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndonëse ky mekanizëm ka refuzuar çdo bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, deri me tani kryeministri nuk e ka ndërmarr asnjë masë ndaj tij.
Madje, Ekipi Menaxhues, që ka për obligim t`i raportojë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për punën e tij, ka refuzuar edhe ftesën e qeverisë për takim, para takimit të 2 majit, i cili do të mbahet në Bruksel, shkruan Nacionale.
Edhe vet kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se nuk di gjë për mekanizmin, i cili më 2 maj në Bruksel do ta prezantojë draft-statutin për Asociacionin.
“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim, atë ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur, pra është kjo ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me ekip menaxhues për draft-statutin siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel”, ka thënë Kurti të enjten.
Kurse, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka treguar ftesën për takim, e cila është refuzuar nga ekipi.
“Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Krasniqi në profilin e ti në “Facebook”.
Deri me tani Qeveria e Kosovës nuk di asgjë për punën e këtij ekipi.
Kush është ekipi menaxhues?
Formimi i Ekipit Menaxhues për Formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paraparë në Marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja parasheh që ekipi duhet të përbëhet nga përfaqësues të katër markomunave në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.
Deri me tani nuk dihet e terë përbirja e këtij ekipi.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar. Ata janë Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Sipas tij, dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht.
Ai ka tregua se Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, dhe sipas vendimit të vitit 2020, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.