Lajme
Tinka Kurti: Agim Veliu pensionohu më ndershëm
Demokracia
13:41 | 05 Janar 2021

Share:

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj gjuhës së Agim Veliut, drejtuar kryetares së Kuvendit dhe UD Presidentes Vjosa Osmani.

Kurti i ka kërkuar Veliut që të pensionohet ndershëm. “Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë.

Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua”, ka shkruar Kurti në Facebook

Të ngjashme