Lajme
Agim Veliu nervozohet me LVV-në: Iu ka mbet veç edhe emrin me ia ndërruar emrin RTK-së
Demokracia
11:14 | 08 Korrik 2021

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në seancën ku po diskutohet për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit Publik.

Veliu ka thënë RTK po goditet nga shteti dhe se kjo do ta dëmtojë demokracinë, raporton Demokracia.com.

“RTK po merr goditje nga pushteti, po dënohen të gjithë anëtarët e bordit…Kjo që po ndodhë edhe një njollë e zezë e demokracisë sonë, do të ketë reagime ndërkombëtare, shteti ynë po zhytet në autokraci”, tha ai.

Veliu ironizoi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se tani “u ka mbetur vetëm edhe që t’ia ndërrojnë emrin RTK-së”, ndërsa pati edhe një propozim.

“Nuk ka mbet asgjë  tani, veç me ia ndërruar edhe emrin RTK-së, ta bëjnë shembull “Televizioni i partisë Shtet”, tha ai, përcjell Demokracia.com.

Në fund, Veliu shtoi se LDK distancohet nga një vendim i tillë për RTK-së.

Ndërkohë, edhe dy partitë tjera opozitare, PDK e AAK, kanë kundërshtuar këtë nismë të pushtetit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/844899522898312

Të ngjashme