Arbër Zaimi, i cili nganjëherë paraqitet si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka ardhur nga Shqipëria në Mitrovicë për ta mësuar Agim Bahtirin se si të flasë me qytetarët e Mitrovicës, që i qeverisi plot 8 vjet.
Zaimi e ka reklamuar veten përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, duke përbuzuar Bahtirin, i cili nuk po di as të komunikojë me publikun.
“Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim”, ka shkruar Zaimi.
Agim Bahtiri po kritikohet së fundmi edhe për analfabetizëm, pasi që nuk po është në gjendje t’I lexojë vetë as dokumentet që po pretendon se i ka si dëshmi.