Lajme
Agim Bahtiri kishte dhënë tender gjysëm milioni më shumë se sa ishte parashikuar me buxhetin e komunës
Demokracia
15:07 | 13 Maj 2022

Share:

Gjatë kohës së udhëheqjes së Vetëvendosjes me komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte nënshkruan tender gjysëm milioni më shumë, se sa ishte parashikuar me buxhetin e komunës.

Zyra Kombëtare e Auditimi ka gjetur se komuna për projektin “Furnizim me material ndërtimor”, kishte nënshkruar kontratë tre vjeçare në vlerë 499 mijë 864 euro apo 427 mijë 864 euro më shumë se vlera e parashikuar me Ligj, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse, vlera që parashihej me Ligjit për Ndarjet Buxhetore, për vitin 2021 dhe dy vitet pasuese (2022 dhe 2023) ishte 72,000 euro.

Kontrat ishte dhënë me 6 korrik të vitit 2016.

“Për projektin “Furnizim me material ndërtimor” – vlera e parashikuar sipas Ligjit për Ndarjet Buxhetore, për vitin 2021 dhe dy vitet pasuese (2022 dhe 2023) ishte 72,000€ ndërsa komuna kishte nënshkruar kontratë tre vjeçare në vlerë 499,864€ apo 427,864€ më e lartë se vlera e parashikuar me Ligjin për ndarjet Buxhetore për vitin 2021”, thuhet në raport.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024