Lajme
Agim Bahtiri i çon porosi Albin Kurtit: Nuk do të jem përkrahës i VV-së, nëse Kurti nënshkruan Zajednicën
Demokracia
13:28 | 18 Mars 2023

Share:

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se s’do ta mbështesë nëse nënshkruan krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për T7, Bahtiri ka thënë se do ta përkrah Kurtin deri në momentin kur ai nënshkruan diçka që është në kundërshtim me deklaratat që ka thënë më herët.

“Po shpresoj shumë, duke e njohtë edhe z.Kurti që ka njohuri të duhur dhe e dinë se çka është t’u ba, për arsye se ai duhet ta dinë se këtu në Mitrovicë i ka marrë 65 për qind të votave kundër Asociacionit të komunave dhe më ka pas përkrahës të fuqishëm dhe do të më ketë përkrahës të fuqishëm deri në momentin që ai që mund të nënshkruajë dicka kundër asaj që ka fol, atëherë nuk do të më ka përkrahës asnjëherë, për arsye se unë e di qëllimin e Serbisë”, ka deklaruar Bahtiri.

Të ngjashme