Sport
Agim Ademi takon Belgin Jasharin: Jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar
Demokracia
16:42 | 29 Prill 2025

Share:

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar futbollistin Belgin Jashari i cili së fundmi u sulmua në baza racore.

“Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, mirëpritëm futbollistin e talentuar Belgin Jashari, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi të papranueshëm gjatë një ndeshjeje futbolli, ngjarje për të cilën u reagua gjerësisht në opinionin publik dhe nga të gjithë ju dha përkrahje këtij talenti”, thuhet në postimin e FFK-së në Facebook.

“Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave”.

“FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit.  Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë”.

“Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë”.

 

Të ngjashme