Sport
Agim Ademi priti në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë
Demokracia
20:53 | 05 Gusht 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në zyren e tij për takim kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Medina Bunjaku si dhe drejtuesi i KF Vushtrria, Naim Ferizi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së objekteve të futbollit, por edhe për masivizimin e futbollit të vajzave si dhe promovimin e zhvillimin e futbollit spontan, duke pasur parasysh faktin se Vushtrria njihet si trevë, nga e cila kanë dalë shumë talente të futbollit.

Ademi falënderoi drejtuesit e pushtetit lokal në Vushtrri për mbështetjen që i kanë dhënë klubit të futbollit, duke kërkuar që edhe në të ardhmen të gjejnë forma dhe mundësi për ta përkrahur.

Në anën tjetër, edhe drejtuesit e komunës e përgëzuan kreun e FFK-së për punën që po bën në avancimin e futbollit në të gjitha aspektet. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për shënimin e 100-vjetorit të KF Vushtrria dhe eventet që do të realizohen për ta shënuar këtë jubile.

Të ngjashme