Sport
Agim Ademi e takon edhe ish-përzgjedhësin Challandes, ky ishte diskutimi mes tyre
Demokracia
18:56 | 30 Mars 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Cyrih është takuar me ish-përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes.

Ky i fundit me ftesë të FFK-së ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme miqësore Zvicër – Kosovë, ku takoi edhe stafin dhe lojtarët e kombëtares.

Në takim me Challandes presidenti i FFK-së e falënderoi atë për kontributin e dhënë dhe e vlerësoi përkushtimin e tij për të qëndruar afër ekipit kombëtar.

Challandes e përgëzoi kreun e FFK-së për punën e bërë, teksa lavdëroi paraqitjen e mirë të ekipit në ndeshjen e djeshme.

Ai siguroi Ademin se edhe në të ardhmen gjithmonë do të jetë pranë kombëtares së Kosovës dhe se do të jetë përherë në shërbim të FFK-së sa herë që nevojitet një gjë e tillë./Demokracia.com/

Të ngjashme