Sport
Agim Ademi e Armend Zemaj diskutojnë mundësin e rikthimit të tifozëve
Demokracia
14:56 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë “Demokracia.com” se Federata e Futbollit e Kosovës është duke e diskutuar mundësin e rikthimit të tifozëve në tribuna ashtu edhe po del, shkruan “Demokracia.com”.

Sot presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe drejtuesit e tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Lik Berisha.

“Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të reduktuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars, në mënyrë që Kombëtarja ta ndjejë sadopak atmosferën që dinë ta krijojnë tifozët Dardanët.

Kreu i FFK-së i kërkoi ministrit Zemaj ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium me institucionet tjera relevante. Rreth kësaj çështje ministri Zemaj tha se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme