Lajme
Afro 200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në inaugurimin e Bidenit, rezultuan pozitivë me COVID-19
Demokracia
08:35 | 23 Janar 2021

Share:

COVID-19 ka hyrë edhe në pjesën e brendshme të Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Afro 200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare që kanë marrë pjesë të mërkurën në sigurimin e ceremonisë së inaugurimit të Joe Bidenit presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 të premten.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i Qeverisë amerikane i cili në kushte anonimiteti ka treguar se numri i pjesëtarëve të Gardës me rezultat pozitiv për COVID-19 mund të rritet, raporton Reuters.

Numri i pjesëtarëve të Gardës Nacionale të cilët janë angazhuar për të ofruar siguri ditën e inaugurimit ishte shtuar dukshëm për shkak të protestave të dhunshme të 6 janarit në Kongresin Amerikan, nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

ShBA-të kanë raportuar më shumë se 4000 vdekje brenda ditës nga koronavirusi ndërkaq numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 410 mijë.

Të ngjashme