Lajme
Afro 10 familje në “Kodrën e Trimave” që një vit pa ujë të pijshëm
Demokracia
19:11 | 17 Qershor 2024

Share:

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” që më shumë se një vit nuk kanë ujë të pijshëm. Ata po detyrohen që ujin ta sigurojnë në forma të ndryshme. E rritja e temperaturave e ka bërë edhe me të vështirë jetesën në këtë pjesë të Prishtinës. Nga KRU “Prishtina” bëjnë me dije se janë duke trajtuar këtë rast.

Tash e një vit, përmes këtij rezervuari siguron ujin për nevojat shtëpiake.

Ilmi Pllana i cili banon në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka mungesë të ujit të pijshëm.

E jo vetëm ai, në ketë lagje, sipas Pllanes janë afro 10 familje kanë këtë problem.

“Që motmot jemi pa ujë të pijshëm dhe shtypja nuk ka, një baxhanak, ma bjen uji prej Siqevës, ujin e blej me paletë, që një 7- 8 herë që i kemi lajmëruar, faturat i paguaj me rregull”, ka thënë Ilmi Pllana, banor i kësaj lagje.

Rritja e temperaturave, e ka bërë edhe me të vështirë jetesën pa ujë në këtë lagje e cila gjendet disa metra larg kryeqendrës.

“Qysh nuk është këtë pikë të zhegut vështirë, ma mirë në Batllavë më shku me u myt. Jemi një 10 familje që nuk kemi ujë, se prej mahallave jemi lidh, gyp ka qenë i vogël, e tash janë lidhë shumë shtëpia fije 63 e nuk po vjen shtypja”, thotë ai.

Nga kompania e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, kanë bërë të ditur se në këtë lagje rreth 4 shtëpi nuk kanë furnizim me ujë.

“Në ketë rast në jemi duke e trajtuar dhe me doemos duhet bere ndërrimi i rrjetit në atë zone. Do e shohim me komunën ndonjë bashkëfinancim, qe te realizojmë ndërrimin e gypit te vjetër me zëvendësim me nje gyp te dimensionit me te madh, e qe behet fjale për rreth 1500 metra gyp”, thotë Mjeku.

Kjo nuk është ankesa e parë e këtyre banorëve, madje ata kishin kërkuar edhe rezervuar me ujë por kërkesat e tyre nuk janë realizuar.

Të ngjashme