Një situatë aspak e mirë e ka përcjellë sot Kombëtaren e Kosovës kur u dha lajmi se portieri Arjanet Muriç, është përjashtuar nga ekipi për shkak të disiplinës, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë vetë FFK që njoftoi për vendimin e marrë nga Bernard Challansdes.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj nisën zërat që deri te përjashtimi ka ndodhur për shkak se Muriç është përleshur me Zhegrovën gjë e cila doli e pavërtetë.
Kjo si duket e ka prekur edhe trajnerin e njohur Afrim Tovërlanin i cili ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të publikuara.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Marre duhet me ju ardhe te gjithe atyre qe po shkruajne e shperndajn lajme te rreme per lojtaret e Kosoves. Si duket disa mezi po pritni e po knaqeni me pas ngjarje te kqija ne kampin tone e mu ngut kush ma i pari po shkruni e folni! O te mjer pritni le te kryhen tri ndeshjet e radhes e pastaj analizoni e kritikoni me argumente. Nuk duhet Kosova keshtu,jeni shume patetik!!!/Demokracia.com