Sport
Afrim Toverlani një javë më parë refuzoi klubin e madh shqiptar
Demokracia
15:35 | 15 Shtator 2022

Share:

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Toverlani ka mbajtur një konferencë për media ditën e sotme gjatë prezantimit të tij në krye të “shpresave” të Kosovës.

“Toki” gjatë fjalëve të tij konfirmoi se një javë më parë ai kishte marrë një telefonat nga Shkëndija e Tetovës, e cila shkarkoi trajnerin.

Megjithatë, Toverlani theksoi se ai tanimë është përzgjedhës i U21-shave.

“Para një javë ditë kam pasur një telefonat. Jo ofertë zyrtare, por telefonatë nga Shkëndija e Tetovës. Mirëpo unë tanimë jam te U21-shat dhe jo domosdoshmërisht kam pranuar të punojë gjithkund”, ka thënë Toverlani në konferencë për media, raporton Demokracia.com

Toverlani ndër tjerash ka konfirmuar se Genc Hoxha, Primoz Gliha dhe Liridon Kukaj do të jenë ndihmësit e tij te U21-shat e Kosovës.

Afrim Toverlani e ka zëvendësuar në postin e përzgjedhësit, Michael Nees.

Toverlani është trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar skuadra si Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89 e Ferizaj./Demokracia.com/

Të ngjashme