Lajme
Afganëve të strehuar në Shqipëri u vazhdohet edhe për 6 muaj lejeqëndrimi
Demokracia
18:12 | 25 Gusht 2022

Share:

Qeveria e Shqipërisë ka shtyrë për 6 muaj të tjerë lejen e qëndrimit për shtetasit afganë të strehuar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, 25 gusht.

2 mijë e 400 afganë u strehuan përkohësisht në Shqipëri në 2021 pasi jeta e tyre rrezikohej nga talibanët që erdhën në pushtet.

Një pjesë shumë e vogël e tyre janë larguar në SHBA, teksa 2,100 të tjerë qëndrojnë në Shëngjin dhe Durrës në pritje të vizave.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u ofrua të presë qytetarët afganë që u detyruan të linin vendin e tyre për shkak të kërcënimit nga talebanët.

Autoritetet shqiptare u shprehën të gatshëm të strehonin deri në 4 mijë persona.

Të ngjashme