Auto&Tech
Afganët dhe Elon Musk po përgatisin Teslën e tyre
Demokracia
20:26 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Kompania fillestare Alveri po përgatit makinën e saj të parë elektrike të bazuar në Tesla Model 3.

Me bazë në Austri, kompania e vogël fillimisht u krijua nga dy vëllezër nga Afganistani dhe merrej drejtpërdrejt me çështjet e sistemeve hibride dhe hidrogjenit.

Në fakt, Alveri tashmë i ka bërë përshtypje botës së elektrifikimit duke ndërtuar sistemin e vet autonom të karikimit me robotë dhe tani duket se po kalon në fazën tjetër duke dashur të ndërtojë makinën e tij elektrike.

Për të arritur këtë projekt të veçantë madhështor që dy vëllezërit Ehsan dhe Jakob Zadmard e quajnë Falco, ata kërkuan ndihmën e Teslës. Për të shmangur rrugën e kushtueshme të dizajnimit të platformës së tyre, njerëzit në Alveri iu afruan amerikanëve të Tesla për të përdorur platformën Model 3 për Falco-n e tyre.

Sipas vëllezërve nga Afganistani, makina e tyre elektrike do të ketë performancë mbresëlënëse.

Qershia mbi tortë është se Falco do të kushtojë 49.900 euro , ndërsa do të ketë edhe opsion qiraje me qira mujore prej 490 euro. Falco për momentin mbetet një ëndërr pasi do të duhen shumë burime për ta bërë atë realitet, por nëse ka 8,000 para-porositje atëherë do ta shohim në dyqane dhe madje edhe në 2023.

 

Të ngjashme