Lajme
“Afera Zdravo”, koordinimi Kurti -Radojçiq | Më në fund një deputet i VV-së merr guximin dhe distancohet: Kusari nuk më përfaqëson mua
Demokracia
22:47 | 11 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar pasi edhe sot janë publikuar përgjimet në mes Mimoza Kusari Lilës së LVV-së dhe Sllavko Smiqit që Listës Serbe.

Sipas tij, Kurti nuk do të duhej të kishte komunikim me një person si Milan Radojçiq, serbin e sanksionuar nga ShBA-të, transmeton Paparaci.

Po ashtu, ai tha se Kusari-Lila nuk e përfaqëson atë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë. Qëndrimet që m’i keni parë janë personalet, individualet. Natyrisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve”, tha ai në Debat Plus.

“Nuk më përfaqëson dhe as nuk më ka përfaqësuar në aspektin ideologjik punën që e bëjmë, ligjet që bëhen…në aspektin e përfaqësimit, përfaqësoj veten. Nuk më përfaqëson askush”.

“Ajo çka pashë dje në përgjimet, të cilat janë bërë, nuk është se kam koment…komunikime të tilla t’ketë politikë shpeshherë…nuk është se kam koment, nuk është gjë e mirë që ka ndodhur për shkak se është një person që është në kërkim nga institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe nga SHBA-të dhe nuk do të duhej që të kishte komunikim…asnjë person nuk duhet të ketë diskutim me një person që kërkohet nga policia”, shtoi Rrahmani.

Të ngjashme