Lajme
Afera e ryshfetit: Rruga Dollc – Gjakovë emërohet rruga e “Dajës së Vetëvendosjes”
Demokracia
18:04 | 02 Qershor 2022

Share:

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me raportimet për aferën e ryshfetit në ministrinë e Infrastrukturës, të drejtuar nga Liburn Aliu.

Disa aktivistë të kësaj partie kanë dalë në rrugën Dollc – Gjakovë, duke vendosur disa tabela me mbishkrimin “Rruga e Dajës së Vetëvendosjes” dhe “10 mijë euro, 20 mijë pasi t’kryhet”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se bizneset e mëdha kanë ndikim në institucionet e shtetit.

Sipas tij, paratë kanë qarkulluar mes kompanive private teksa puna është kryer në institucionet shtetërore.

Të ngjashme