Lajme
Afër 8 mijë vota nga diaspora janë refuzuar deri më tani
Demokracia
22:03 | 21 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportin e verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga diaspora nga jashtë Kosovës, deri më datën 22 shkurt.

Sipas kësaj organizate, deri më tani janë aprovuar 18 mijë e 731 votues nga jashtë, teksa 7 mijë e 670 votues janë refuzuar.

Deri më tani, KQZ-ja ka hapur 14 mijë e 930 pako ose 34.36 për qind të totalit të tyre.

Nga të gjitha votat e shqyrtuara deri më datën 21 shkurt, janë verifikuar 70,95 për qind e votuesve.

Arsyet e refuzimit të këtyre votave janë të ndryshme.

Sipas Organizatës GERMIN, dy mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, dy mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të pa identifikueshëm, 333 që kanë dërguar fletëvotime dy herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jovalide. /Demokracia.com/

 

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e…

Posted by GERMIN on E Diele, 21 Shkurt 2021

Të ngjashme