Lajme
Afër 6 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Demokracia
07:19 | 15 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vazhdon të jetë e lartë përqindja e qytetarëve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, nga 1 mijë e 230 testime, 393 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 31.95 për qind e tyre, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu siç bëhet e ditur në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 928 persona, përderisa aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 992 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme