Lajme
Afër 543 mijë euro dëme nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës
Demokracia
16:46 | 25 Janar 2021

Share:

Në vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës dëmet kanë kapur vlerën e 542 mijë e 840 eurove.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në vërshimet e fundit janë shkaktuar dëme në vlerë prej 452 mijë e 840 eurove.

Kjo shumë është konstatuar nga komisioni komunal i cili ka bërë vlerësimin e dëmeve të vërshimeve të fundit që janë bërë gjatë këtij muaji, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

“Raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve: Duke u bazuar në Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës të datës 12.01.2021, nr. 01/11, për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në Komunën e Malishevës, komisioni menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka dalë në teren duke bashkëpunuar edhe me kryetarët e fshatrave, dhe ka bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe të borës. Komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, ka dalë në teren dhe e ka bërë vlerësimin sipas kategorive të ndryshme. Gjatë kësaj  kohe kemi bërë mbi 116 vlerësime të dëmeve. Ekonomi Familjare263,600.00 €- Biznese 230,300.00 €- Objekte Bujqësi   11,940.00 €- Publike 26,000.00 € -Të tjera11,000.oo €. TOTALI: 542,840.oo €”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme