Lajme
Afër 1 mijë e 200 euro për pesë dreka – Këto janë shpenzimet e Qeverisjes së AAK-së në Rahovec
Demokracia
21:10 | 23 Shtator 2022

Share:

Qeverisja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec ka shpenzuar afro 1 mijë e 200 euro për dreka zyrtare. 

Saktësisht, pesë dreka zyrtare të kryetarit Smajl Latifi kushtuan 1 mijë e 189 euro.

Gazeta Insajderi ka kërkuar faturat e shpenzimeve për mëditje dhe akomodim, por, nga komuna nuk kanë sqaruar se a ka pasur shpenzime të tilla.

Kryetari Latifi dhe nënkryetari Fatmir Iska kanë shpenzuar 4 mijë e 723 euro për derivate për shtatë muaj. Saktësisht nga janari i vitit 2022 deri në korrik.

Smajl Latifi është zgjedhur kryetari i Rahovecit në nëntor të 2021 në garën e balotazhit kundër Visar Korenica nga LVV.

Latifi arriti të fitoj bindshëm duke siguruar 11,445 apo 34.05% të votave, ndërsa Visar Korenica 6,076 apo 18.08%.

Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet e komunës së Prizrenit, Klinës dhe të Drenasit.

 

Të ngjashme