Lajme
Afaristi Shkëlqim Devolli takim me kongresistin amerikan Ritchie Torres në Prince Coffee House në New York
Demokracia
20:10 | 21 Maj 2022

Share:

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka takuar afaristin e njohur kosovar Shkëlqim Devolli në një nga pikëtakimet kryesore të shqiptarëve në New York, në Prince Coffee House.

Torres, i cili është i mirënjohur për përkrahjen e Kosovës, ka diskutuar me aksionarin e Devolli Corporation për ngritjen gjithnjë e më lart të bashkëpunimit tregtar të SHBA-së dhe Kosovës.

Devolli i ka treguar kongresistit amerikan për depërtimin e Comodita dhe Prince në tregun amerikan dhe atë evropian, si dhe për planet ambicioze për të shtrirë tutje aktivitetin në SHBA.

Njëkohësisht, Torresit i është bërë ftesë që gjatë vizitës që ka paralajmëruar ta bëjë së shpejti në Kosovë, t’i vizitojë edhe njësitë e korporatës Devolli Corporation.

Kongresisti amerikan Ritchie Torres së fundi ka bërë thirrje që t’i mundësohet Kosovës hyrja në NATO, si dhe shpesh ka folur për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe nevojën që Serbia dhe pesë shtetet e BE-së ta njohin sa më parë shtetin e pavarur.

 

Të ngjashme