Kuriozitete
Aeroporti japonez është riemërtuar “Hello Kitty”
Demokracia
15:57 | 19 Prill 2025

Share:

Aeroporti në qytetin japonez Kunisaki është riemëruar në nder të Hello Kitty.

Sanrio Entertainment i tha PR Times se emri “Aeroporti Oita Hello Kitty” do të mbetet në fuqi deri më 13 tetor 2025, si pjesë e një fushate për rritjen e turizmit.

Zona të veçanta për fotografi me personazhe të Sanrio janë vendosur në të gjithë aeroportin, duke përfshirë sportelet, shkallët, sallat dhe madje edhe fasadat e ndërtesave, të dekoruara me tematikën e Hello Kitty-t.

Që në hyrje, vizitorët mirëpriten nga Hello Kitty, së bashku me personazhet My Melody dhe Kuromi, shkruan cnn.

Në muajin korrik, një autobus i veçantë do të nisë qarkullimin ndërmjet aeroportit dhe parkut argëtues Harmonyland. /Telegrafi/

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025