Kuriozitete
Aeroporti i Maine u ofron udhëtarëve të tij një shans të rrallë “për të vizituar Hënën”
Demokracia
10:59 | 02 Prill 2024

Share:

Aeroporti më i madh i Maine, SHBA, ka një “destinacion të ri për t’u ofruar udhëtarëve: Hënën”.

Portland International Jetport tani është shtëpia e pjesës së dytë më të madhe të Hënës në Tokë.

Bëhet e ditur se copëza e Hënës është huazuar nga Muzeu i Mineraleve dhe Gurëve të Çmuar të Maine (MMGM).

“Ne jemi të emocionuar që e kemi Fly Me to the Moon and Mars në Jetport”, tha Paul Bradbury, drejtori i aeroportit.

Ekspozita e re thuhet të jetë “pjesa më e lezetshme e eklipsit” për këdo që udhëton në Maine përpara eklipsit të 8 prillit.

Kjo pasi Maine është një nga shtetet që do të përjetojë eklips të plotë.

Pjesa qendrore e ekspozitës përfshin një meteorit të quajtur “The Scream”. Ky meteorit “përshëndet” udhëtarët dhe i josh ata të afrohen dhe të shikojnë një nga ekspozitat më magjepsëse.

Ndryshe, vetëm rreth 1,360 kilogramë të Hënës dihet se ekzistojnë në Tokë, pjesa më e madhe e të cilave mostra të sjella nga misionet Apollo.

Të ngjashme
Kuriozitete • 14 Tetor 2024