Lajme
Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët
Demokracia
15:56 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur se të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë formularët e kërkuara nga shtetet ku udhëtojnë.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim, përcjell Demokracia.com.

Njoftim i plotë:

Lusim të gjithë udhëtarët, që para paraqitjes në ANP ‘Adem Jashari’ të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë. Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.

Këta formularë, mund t’i gjeni në web faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe poashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit.

Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, ju lusim që t’i referoheni ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë.

Për hyrje në Republikën e Kosovës ju lusim që t’i referoheni vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës:

https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-mbledhjes…

Mëposhtë gjeni linqet për shkarkim të formularëve:

Gjermani

https://www.einreiseanmeldung.de/#/

Zvicer

https://swissplf.admin.ch/formular

Belgjikë

https://travel.info-coronavirus.be/public-health…

Turqi

https://register.health.gov.tr/

Angli

https://www.gov.uk/provide-journey-contact-details-before…

Austri

https://entry.ptc.gv.at/en.html

Norvegji

https://reg.entrynorway.no/ /Demokracia.com/

Të ngjashme