Lajme
Aeroplanët serb fluturojnë në afërsi të kufirit me Kosovën
Demokracia
13:45 | 25 Shtator 2021

Share:

Aeroplanët ushtarakë serbë kanë flutuar sot afër Jarinjës.

Situata në veri po mbetet e paqëndrushme gjersa në pamjet e publikuara nga “Kosovo-Online” shihen këta aeroplanë teksa kalojnë mbi qiellin e veriut, afër zonës kufitare.

Kjo është pritur me duartrokitje nga serbët që po mbajnë të bllokuar rrugën.

Ky është provokimi i dytë brenda 48 orësh nga shteti serb, pasi që gjatë ditës së djeshme, në po të njëjtën zonë fluturan helikopterët e ushtrisë serbe.

Të ngjashme