ShowBiz
Adrola Dushi dhe Kristina Baki shijojnë pushimet në Turqi, nuk mungojnë me poza atraktive në bikini
Demokracia
10:03 | 25 Qershor 2023

Share:

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka nisur pushimet prej disa ditësh në Turqi.

Ajo momentalisht ndodhet në Belek dhe është e shoqëruar nga mikesha e saj, modelja Kristina Baki.

Bukuroshja ndërkohë nuk ka munguar me disa poza atraktive duke shfaqur linjat në bikini.

Zeshkania ka zgjedhur një palë bikini të zeza, të cilat i ka shoqëruar me një palë syze dielli.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Nga ana tjetër edhe Kristina ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe provokuese nga këto pushime.

Ato janë mikesha të ngushta që shumë vite dhe kanë ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e modelingut.

Të ngjashme