ShowBiz
Adriatik Kelmendi tregon për gjendjen shëndetësore të “Lugatit”
Demokracia
11:52 | 18 Janar 2023

Share:

Gjon Karrica, i njohur si “Lugati” e i rikthyer në sensacion brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, sot është detyruar ta lërë shtëpinë për marrje të trajtimit mjekësor për shkak të shëndetit të rënduar shëndetësor.

“Lugati” thuhet se është dërguar për trajtim dhe ekzaminim mjekësor, ndërsa nuk janë bërë të ditur detaje tjera.

Së fundmi, drejtori i “Klan Kosovës”, Adriatik Kelmendi ka reaguar me një status në Facebook.

“Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime. Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova,” shkruan ai.

Të ngjashme