Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në Facebook për çështjen e liberalizimit të vizave.
Sipas Kelmendit, Bashkimi Evropian është në shërbim të Putinit dhe Rusisë nëse nuk liberalizohen vizat për Kosovën.
Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.
Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.
Ky është postimi i tij në Facebook: