Sport
Adriano përfshihet në një skandal në Brazil – i konfiskohet vetura
Demokracia
15:52 | 25 Janar 2022

Share:

Ish-legjenda e futbollit, Adriano është përfshirë në një skandal në Rio de Janeiro nw Brazil.

Adriano është kapur duke vozitur me patentshofer të skaduar dhe në nivel të alkoolit të tejkaluar.

Policia braziliane i ka konfiskuar veturën ish lojtarit të Brazilit dhe Interit.

Mediat braziliane thonë se ish-lojtari është arrestuar në mes një operacioni të policisë, në Barra de Tijuca.

Që prej kohës kur karriera e brazilianit mori rënien, ai ka qenë pjesë e shumë skandaleve, duke zënë hapësira nëpër media shumicën e kohës për gjëra të këqija./Demokracia.com/

Të ngjashme