ShowBiz
Adriana Matoshi tregon linjat e turpit në një fotografi joshëse me bikini
Demokracia
22:37 | 19 Qershor 2023

Share:

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet në kinematografi dhe kuvend.

Së fundmi, aktorja duket se ka shijuar disa ditë të mira pushimi, teksa ka publikuar një fotografi me bikini pranë një pishine.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Në një imazh ku shihet nën shoqërinë e një shoqeje të saj, aktorja e filmit “Martesa” vë në pah linjat e theksuara të trupit në këtë paraqitje me bikini të zeza.

Përkundër faktit që i ka kaluar të dyzetat dhe është nënë e katër fëmijëve, Adriana duket se vazhdon të qëndrojë në formë të mirë trupore.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Krahas projekteve kinematografike, Adriana që nga shkurti i vitit 2021, ushtron profesionin e saj edhe si deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Të ngjashme
ShowBiz • 10 Maj 2024