ShowBiz
Adriana Matoshi mrekullohet me performancën e kolegëve të saj
Demokracia
15:54 | 27 Janar 2021

Share:

Aktorja dhe tashmë edhe kandidatja për debutete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi natën e kaluar ka vendosur të ndajë mendimet e saj në mediat sociale, transmeton Demokracia.com

Aktorja mbrëmë kishte qenë pjesë e publikut të shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” me regji nga Erson Zymberi dhe me tekst të Beqir Musliut.

Aktorja ka shkruar se është “mrekulluar” me performancën e aktorëve dhe se “ka mbetur pa frymë” nga të gjitha detajet e shfaqjes, përfshi këtu “këngët, costume, skena e deri te koncepti dhe regjia e Ersonit.

Ajo shtoi se “këtë mbramje do t’a mbaj në mend gjatë”, mirëpo pavarësisht komplimenteve të shumta për shfaqjen, ajo gjeti hapësirë edhe për kritikë, duke krahasuar simbolikën e shfaqjes me gjendjen e vendit, duke thënë se “një shfaqje për shkatërrimin e atdheut nga ne të gjallët. Për zhytjen deri në mut të ketij vendi”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme