ShowBiz
Adriana Lima nënë për herë të tretë në moshën 40-vjeçare
Demokracia
16:10 | 19 Shkurt 2022

Share:

Modelja super e njohur, Adriana Lima do të bëhet nënë për herë të tretë.

Lajmin e dha vetë, 40-vjeçarja përmes një video në “Tik tok”. Ajo dhe i dashuri i saj Andre Lemmers do bëhen prindër në vjeshtë.

Çifti zyrtarizuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq vitin e kaluar në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator.

Lima është nënë e vajzave Valentina, 12, dhe Sienna, 9, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Marko Jaric./Lajmi.net/

Të ngjashme