Arte
Adrian Berisha emërohet drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës
Demokracia
21:57 | 03 Mars 2021
Adrian Berisha, Facebook

Share:

Adrian Berisha emërohet drejtor për Kulturë në Komunën e Prishtinës.

Pozita e drejtorit të Kulturës së Komunës së Prishtinës i është dhënë Adrian Berishës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe falenderoi Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës dhe drejtoreshën e deritanishme Blerta Bashollin, shkruan Demokracia.com.

“Duke shpresuar se jeni mirë në këtë periudhë kohore, kam kënaqesinë që të ju informojë se që nga sot, do te bartë përgjegjesinë më të rëndësishme në jetën time publike, atë të Drejtorit për Kulturë në Komunën e Prishtinës”, shkroi ai.

Ai gjithashtu tregoi se cilat janë detyrat e tij si drejtor kulture.

https://www.facebook.com/adrianbberisha/posts/10158308682012582

Rikujtojmë se Adrian Berisha deri tani ka qenë këshilltar i kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme