Kuriozitete
Adoleshenti amerikan kap peshkun e rrallë tërësisht të bardhë
Demokracia
16:58 | 02 Korrik 2022

Share:

Mustakët zakonisht janë ngjyrë kafe dhe me pika të errëta, por një 15 vjeçar që ishte duke peshkuar në Tennessee kapi një mustak të rrallë i cili është i tëri i bardhë, kapje kjo të cilën ai do ta mbajë gjatë në mend.

Edwards Tarumianz kapi peshkun gjigant në mëngjesin e qershorit, por atij dhe pjesës tjetër të ekuipazhit më shumë u bëri përshtypje ngjyrimi mahnitës i peshkut se sa madhësia e tij gjigante.

Dailymail shkruan se mustaku ishte i tëri i bardhë dhe me ngjyrime rozë të ndezur dhe vjollcë rreth pendëve dhe fytyrës së tij, ngjyra që mund të jenë rezultat të albinizmit ose leucizmit, transmeton Telegrafi.

Kapiteni Richard Simms, i cili ishte udhëheqës i lundrimit atë ditë, në Facebook postoi fotografi të Tarumianz dhe peshkut që ai kishte kapur.

“Mund të peshkosh për mustak gjatë gjithë jetës tuaj, dhe ndodh që as mos të kapni e as mos të shihni një peshk si ai”, shkroi ai në postim.

“Tridhjetë vite kam peshkuar për mustak dhe në 17 prej tyre kam qenë edhe si udhëheqës, por që asnjëherë nuk kam parë e as kapur një mustak albino”, vazhdoi tutje Simms.

Të ngjashme