Sport
Adnan Januzaj e nis me gol vitin 2022 në La Liga, i shënon Alavesit në udhëtim
Demokracia
19:01 | 02 Janar 2022

Share:

Adnan Januzaj ka realizuar golin e parë për vitin 2022 në La Liga me fanellën e Real Sociedadit.

Futbollisti me prejardhje shqiptare ka realizuar në minutën e 14-të për Sociedadin në takimin e javës së 19-të në La Liga kundër Alavesit, shkruan Demokracia.com.

Januzaj u shërbye në zonë nga bashkëlojtari i tij, Portu dhe me një goditje të saktë nga afërsia i dhuroi epërsinë skuadrës së tij.

Reprezentuesi i Belgjikës pritet të largohet nga baskët, ndërsa ofertat për të nga skuadrat evropiane nuk mungojnë. /Demokracia.com/

Të ngjashme