Lajme
Admirali Munsch: KFOR-i ka trefishuar numrin e patrullave në kufirin Kosovë-Serbi
Demokracia
13:29 | 10 Tetor 2023

Share:

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admirali Stuart B. Munsch, ka thënë se KFOR-i ka trefishuar numrin e patrullave përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto komente i bëri në ceremoninë e emërimit të komandantit të 28-të të Misionit të NATO-s në Kosovë, (KFOR), ku nga sot në krye të KFOR-it do të jetë komanda e Turqisë.

Vrasja e policit / Komandanti i ri turk i KFOR-it brengos Beogradin, dyshojnë në paanshmërinë e tij
“Së dyti, KFOR-i ka trefishuar numrin e patrullave përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Së treti KFOR-i ka rritur fuqinë e trupave pas sulmit të 29 majit ndaj trupave të KFOR-it. Forca u rrit me aktivizimin e forcës së rezervuar operacionale, një batalion mbi 600 trupa nga Turqia dhe më pas lehtësimi nga batalioni shumëkombësh i udhëhequr nga Greqia.” – ka thënë admirali Munsch.

Tutje, ai ka thënë se KFOR-i ka pasur koordinim intensiv me Policinë e Kosovës.

“Përshtatja me mjedisin e ndryshueshëm të sigurisë për të përmbushur misionin e qëndrueshëm të komisionit të NATO-s ndaj KFOR-it është KFOR-i, përveç mbajtjes së mbi 4,000 trupave në Kosovë dhe mbajtjes së dialogut të shpeshtë me palët e interesuara, KFOR-i së fundmi ka pasur koordinim intensiv me Policinë e Kosovës, duke përforcuar funksionin e tyre si reaguesi i parë.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist në Banjskë, KFOR-i është përforcuar edhe me 200 trupa ushtarë britanikë.

Të ngjashme