Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten kanë parandaluar një prej avionëve privatë të oligarkut rus Roman Abramovich.
Ai kishte tentuar të kryejë fluturim ndërkombëtar me synim për t’iu shmangur konfiskimit, por kjo është ndaluar nga autoritetet amerikane.
Si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe njerëzve të pasur dhe të afërt me Presidentin Vladimir Putin, administrata Biden ka ndaluar tashmë avionët rusë të fluturojnë në hapësirën e saj, shkruar Dailymail, transmeton Demokracia.com.
Kjo është goditja e fundit për miliarderin 55-vjeçar, i cili e bëri pasurinë e tij duke blerë asete shtetërore pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Ai është goditur nga një sërë sanksionesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. falë marrëdhënies së tij të ngushtë me Putinin, ai bëri pasuri të madhe, derisa kohëve ët fundit për t’iu shmangur konfiskimeve ka vendosur që jahtët e tij dhe avionët privat t’i dërgojë në lindje të mesme, por kjo gjë çdo herë e më shumë po i vështirësohet
Ai tashmë nxori në shitje edhe klubin e futbollit Chelsea, or edhe kjo i është bllokuar për momentin. Për momentin Abramovich tani besohet të jetë në Moskë.
Ai nuk mund të hyjë në MB ose BE. /Demokracia.com