Zëdhënësja e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden-it, Jen Psaki ka thënë se masat kufizuese të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilit nuk do të hiqen pavarësisht urdhërit të Presidenti aktual, Donald Trump.
Zëdhënësja Psak përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se tani nuk është koha për të lehtësuar masat e udhëtimit, transmeton Demokracia.com
“Me përkeqësimin e pandemisë dhe shfaqjen e varianteve më ngjitëse në botë, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata Biden nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime deri më 26 Janar. Në fakt, ne kemi ndërmend të forcojmë masat e shëndetit publik në udhëtimet ndërkombëtare për të zbutur më tej përhapjen e Covid-19”, shtoi ajo.
Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të përfundonte më 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën.
Kufizimet për Evropën, ShBA-ja i ka vendosur në muajin mars, ndërsa ndalimi i hyrjes nga Brazili u vendos në maj./Demokracia.com