Lajme
Administrata e Biden-it angazhon mbi 1 mijë ushtarë për vaksinimin e popullatës
Demokracia
11:51 | 06 Shkurt 2021

Share:

Administrata e Biden-it u zotua sot se do të angazhojë mbi 1,000 trupa ushtarake në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në vaksinimin e popullatës, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka aprovuar kërkesën e Agjencisë Federale për Menaxhim të Emergjencave për angazhimin e trupave aktive amerikane për vaksinimin e popullatës, tha sot Andy Slavitt-këshilltar i lartë për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Plani kërkon angazhimin e 1,110 ushtarëve, të cilët do të ndahen në pesë ekipe./Demokracia.com

Të ngjashme