Lifestyle
Adidas dhe Gucci do të shesin 1600 dollarë çadrën që s’të mbron nga shiu
Demokracia
10:17 | 20 Maj 2022

Share:

Kur jeni duke blerë një çadër, e vetmja gjë që mendoni është që t’ju mbrojë nga shiu. Por ky nuk është qëllimi i ombrellës së krijuar nga Gucci dhe Adidas dhe kjo ka shkaktuar një frustrim në Kinë.

Kritikat vijnë pasi uebfaqja e Gucci-t thotë se çadra që kushton 1,329 £ është krijuar për të mbrojtur nga dielli ose për përdorim dekorativ dhe është e përshkrueshme nga uji.

Një përdorues i Weibo, rrjeti social i ngjashëm me Twitter-in në Kinë e quajti ombrellën “një deklaratë shumë e madhe, por të padobishme e modës”.

Çadra e diellit do të dalë në treg më 7 qershor si pjesë e një koleksioni të ri të markës luksoze Gucci dhe gjigantit të veshjeve sportive Adidas.

Një zëdhënës i Gucci-t tha se produkti “nuk rekomandohej për t’u përdorur si një ombrellë e përditshme”.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024