Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vizituar edhe stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i lumtur për mirëmbajtjen që i bëhet fushës së stadiumit në Ferizaj, shkruan Demokracia.com.
I pari FFK-së ka theksuar se bashkëpunimi mes klubit të Ferizajt dhe Lidhjës Rajonale të Futbollit në Ferizaj janë shembull për të mirë.
“Në kuadër të vizitave nëpër stadiumet e futbollit pasdite e vizitova edhe stadiumin me bari sintetik në Ferizaj”.
“Fusha e këtij stadiumi por edhe objektet përcjellëse mirëmbahen në nivel shumë të mirë dhe ky fakt më bëri shumë të lumtur, ngase investimet që bëhen në objektet sportive duhet edhe të ruhen e mirëmbahen”.
“FC Ferizaj dhe Lidhja Rajonale e Futbollit në Ferizaj janë shembulli më i mirë se si duhet të menaxhohet e mirëmbahet një stadium i futbollit”, shkroi Agim Ademi në Facebook.
Presidenti i shtëpisë së futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme (e diel) ka vizituar edhe stadiume të tjera në vend.
Ademi e nisi ditën me vizita në Kampin Nacional, Klinë, Pejë, Gjilan dhe krejt në fund në Ferizaj./Demokracia.com/